Kur bëhet fjalë për blerjen e artikujve të tilla si rroba, lodra, për më tepër orendi shtepiake klientët dëshirojnë ti blejnë të reja. Patjetër që blerja e artikujve të rinj është shumë herë më joshëse. Por me cfare kostoje? Jo vetëm blerja kushton më shumeë por dhe mjedisi po paguan gjithashtu një cmim të lartë për të prodhuar artikuj. Nëse jeni klient i ri në blerjet e artikujve të përdorura dhe nuk jeni të sigurtë nëse është e duhura për ju, ne ju vijmë në ndihmë duke ju orintiuar mbi benefitet e blerjes së këtyre artikujve.
Një nga perfitimet më kryesore të blerjes së artikujve të përdorura është kursimi i parave. Qytetarët në disa vende shpenzojnë mbi një trillion euro në vit për produkte jo jetësore. Në kushte të tilla me blerje të artikujve të përdorura arrini të shtoni kursimet tuaja. Shpesh mund të gjeni mallrat e përdorura deri ne 50 % më lirë se sa do të mund te blinit të rinj. Nëse jeni duke blerë rroba, mobilje, apo artikuj të tjerë të ndryshëm, do të jeni në gjëndje të gjeni artikuj cilësorë me cmime më të ulta sesa do ti blinit të reja. Gjithashtu keni mundësine të gjeni veshje të markave cilesore, këpucë canta dhe më teper me një cmim të leverdisshëm. Kush nuk dëshiron të marre produktet e markave me cmime të lira? Duke shpenzuar më pak në veshje, rrisni interesat tuaja.
Kur mendoni për burimet që shkojne në krijimin e produkteve të reja, nuk jane vetëm puna dhe materialet. Energjia dhe burimet natyrore përfshihen në krijimin e paketimit që zakonisht shoqëron produktin e ri. Cdo produkt që prodhohet është përgjegjës për një nivel të varfërimit të burimeve natyrore, si nxjerrja e naftës dhe metaleve, pastrimi i pyejeve, kultivimi i pambukut ose pompimi i ujit. A e dini se duhet mesatarisht 6800 litra ujë për të bërë një palë xhinse?
Blerja e artikujve të përdorur jo vetëm që zvogëlon numrin e burimeve natyrore që përdoren, por zvogëlon edhe sasin e energjisë së përdorur dhe ndotjen që po emetohet si pesticidet, djegia e karburantit në kamionet që transportojnë produktet, kimikatet toksike dhe emetimet e karbonit. Kur bëhet fjalë për tekstile dhe veshje, rreth 50% e inputit të energjisë në industrinë e tekstilit humbet në vend. Prodhimi i mobiljeve të reja gjeneron 100 herë më shumë gazra sere sesa rifinitura. Blerja e mallrava të përdorura do të thotë se energjia dhe burimet natyrore që janë përdorur për krijimin e këtyre mallrave tashmë janë përdorur. Pra nuk po blini artikuj të rinj që nxit kërkesën për energji shtesë ose varfërojnë më shumë burimet natyrore.
Tani që i dini përfitimet e mëdha të blerjes së produkteve të përdorura, është momenti për pjesën argëtuese. Gjysma e kënaqësisë së blerjeve të kursyera dhe shfletimit të dyqaneve të ngarkesave ose sipërmarrjes në një dyqan të perdorurash eshte emocioni i gjuetis. Nesë jeni duke kërkuar për një veshje të re në një takim mbrëmjeje , një mobilje për shtëpinë apo lojra për femijet tuaj në dyqanet tona do te gjeni artikuj unike ndonjehere veshtire per tu gjetur. Kur blini produkte të reja, zakonisht zgjidhni nga artikujt e prodhuar në masë që ju dhe fqinjët tuaj mund t'i keni të gjithë. Pse të jesh si gjithë të tjerët? Përtej përfitimeve të dukshme të blerjes së përdorur, ju merrni artikuj unike që nuk do t'i gjeni askund.
BerlinTEXX mbledh dhe rinovon rroba të përdorura anembanë globit që ju të zgjidhni sipas dëshirës tuaj. Duke pasur shumë dyqane nëpër Tiranë, synimi ynë është të ofrojmë veshje me cilësi të lartë me çmimin më të mirë në qytet. Mund të klikoni këtu për të parë vendndodhjet e dyqaneve.